India regjistron rritjen ditore më të madhe të rasteve me COVID-19
25/06/2020 09:10
Ministria e Shëndetësisë së Indisë regjistroi 16.922 raste të reja të koronavirus në 24 orët e fundit, që është rritja më e lartë për një ditë.
Vendi gjithashtu ka regjistruar 418 raste të reja të vdekjeve gjatë ditës së kaluar.
Sipas të dhënave të ministrisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Indi është rritur në 473.105, ndërsa numri i vdekjeve arriti në 14.894.
India ka numrin e katërt më të lartë të të infektuarve pas SHBA-së, Brazilit dhe Rusisë.
Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore njoftoi se vendi ka kryer 207.871 teste në 24 orët e fundit, ndërsa mbi 7,5 milionë teste janë kryer që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.
Top Channel