Deri në datën 22 qershor duart e kirurgut Viktor Marku shpëtonin jetë. Por tashme ai me duart e lidhura ai është larg një salle operacioni. Së bashku me mjekun tjetër Besim Lama do të japin llogari se përse po operonin një të plagosur me armë zjarri pa njoftuar policinë, një veprim që i dyshon për kryerje të veprimeve për të fshehur të vërtetën.
Pacienti i tyre Eduart Lamaj, mbeti i plagosur gjatë atentatit vdekjeprurës ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Nën emrin e rremë Veri Pëllumbi, Eduart Lama u fut në sallën e operacionit 22 ditë pas krimit të dyfishtë, teksa klinika private i kishte garantuar dy vizita në shtëpi.
Por administratori i spitalit privat thotë se pacienti e kishte zgjedhur vetë doktorin që nuk punonte aty por në një spital shtetëror. Kirurgu Viktor Marku ja hedh fajin kolegut Besim Lama që sipas tij i kishte referuar pacientin. Por avokati i këtij të fundit jo vetëm këmbëngul besnikërinë e mjekut ndaj betimit të Hipokratit, por shton se mjeku Lama deshi të ndihmojë një të sëmurë pa ditur se çfarë kishte ndodhur.
Avokati: Thjesht ka referuar tek mjeku Viktor Marku. I ka ardhur si pacient, nëpërmjet telefonit, jo se i ka ardhur i plagosur, i ka ardhur dikush tjetër, një pacient i zakonshëm. E ka marrë në telefon, nuk është fushë e tij dhe e ka referuar tek mjeku Viktor Marku.
Anila Hoxha: Po përse nuk e çoi në spital shtetëror por në privat.
Avokati: Nuk është specialist ai i kësaj fushe.
Pa bluzat e bardha dhe me policët përkrah dy mjekët u dërguan nën arrest me burg.
Por ndërkohë grupi i hetimit i tha Top Channel se më herët kirurgu ka treguar së ky kishte hyre në sallë për ta operuar, pacienti kishte pretenduar se ishte rrëzuar nga një lartësi, por dy kartela të sekuestruara ngrenë dyshime se përse pacienti ekziston nën kurim në datat 11 qershor dhe 19 qershor.
Ka rrëfyer se pasi kishte pirë cigare me tre shokët Klaudio Pepkola, Olti Vlashin dhe Ilir Lika, ai u kishte propozuar të shkonin në pronën e Arjan Allmatës me synim për ti shkatërruar objektin. Alibia e Eduart Lamaj është se ai e shkrepi armën pa dashje pasi kur kishte hyrë në lokal i armatosur e me logon policia ishte gjendur nën breshërinë e armëve, një version që ngjan i pabesueshëm për prokurorinë. I plagosuri u largua nga vendngjarja me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe me pas siç ai rrëfen u kthye në shtëpi dhe pasi gënjeu prindërit se ishte vetëplagosur iu lut atyre mos ta mjekonin në spital pasi rrezikonte të arrestohej.
Top Channel