Dhunë në familje, arrestohen 3 persona në Vlorë, njëri i shpallur në kërkim për ngacmim seksual ndaj vajzës

25/06/2020 12:00

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 3 personave për veprat penale dhunë në familje dhe për ngacmim seksual.

Janë arrestuar A. H., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes për motive të dobëta. Gjithashtu është arrestuar shtetasi F. H., 27 vjeç, o cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.

Po ashtu, është vënë nën pranga shtetasi Z. S., 60 vjeç, i cili ishte në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike në banesë dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Vlorë

Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të personave që ushtrojnë dhunë në familje, Policia ka vënë në pranga 3 shtetas:

Arrestohet në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
—-
Arrestohet në flagrancë shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 24.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.
—-
Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA