Deputetëve iu matet temperatura, lulishtja e parlamentit kthehet në kafene
25/06/2020 14:54
Deputetët për të disatën javë hynë në sallën plenare nën masa të forta anti-kovid.
Matje, temperature shoqëruar me dhënie maskash dhe dezinfektantë.
Kjo është procedura standarde e hyrjes në parlament, që pas rikthimit të seancave plenare në Prill.
Por në ambientet e jashtme të parlamentit është një panoramë krejt tjetër.
Të pa shqetësuar nga numri në rritje të prekurve me Covid 19, deputetët e kthyen lulishten e parlamentit në një kafe të madhe kuvendimi duke mos respektuar fare distancimin fizik.
Top Channel