Në limitet e afatit për miratim në Parlament dhe pas pothuaj 6 muaj negociatash, akuzash dhe së fundi presioi ndërkombëtar, partitë e mëdha ia dolën të përmbyllnin draftin e plotë të amendimeve ligjore për kodin e ri zgjedhor, i cili pritet t’i dorëzohet zyrtarisht të hënën Kuvendit.
Çështja e fundit që mbante pezull marrëveshjen e 5 qershorit ishte kompozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Socialistët pranuan formulën e tretë të opozitës jashtëparlamentare, e cila parashikon ngritjen e një komisioni parlamentar ku opozita politike rikthehet në Kuvend me të drejtë vendimarrjeje përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve në tri organet e reja të KQZ-së.
Sipas kësaj formule opozitarët marrin nga dy anëtar në dy komisione, atë Rregullator dhe KAS, ndërsa mazhoranca tre anëtar. Titullari përzgjidhet nga mazhoranca ku opozita mund të skualifikojë një kandidat nga 3 emra final që i shkojnë Parlamentit për votim.
Negociatorët kishin diskutuar gjatë edhe për votën e emigrantëve. E drejta për të votuar është e garantuar në letër, por zbatimi i saj kërkon plotësimin e disa kushteve.
Në mbledhjen e dakordësisë finale sistemi zgjedhor u la jashtë draftit të amendimeve, por Rudina Hajdari Hajdari nuk heq dorë duke thënë se ka akoma shpresë.
Top Channel