Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.185 vdekje, në Meksikë 947, ndërsa në Indi 418.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, me 42.725 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.188.631 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 1.185 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 53.830.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 238.822 raste dhe 13.352 vdekje nga COVID-19. Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 9.295 personave dhe ka prekur 103.493 të tjerë.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine. Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.
Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.
Meksikë, 947 vdekje të reja nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 947 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 24.324. Ndërsa me 5.437 raste të reja është rritur në 196.847 numri i rasteve me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Indi, 418 vdekje të reja nga COVID-19
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 16.922 raste të reja duke e rritur në 473.105 numrin e rasteve, dhe me 418 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 14.894 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit të tyre me COVID-19 në Indi ka arritur në gjithsej 271.679 persona.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.
Top Channel