Aktakuza e Hagës për Thaçin dhe Veselin, reagimet e Metës, Ramës dhe Bashës

25/06/2020 01:02

Ne besojmë në pafajësinë e presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Kështu reagoi Presidenti shqiptar Ilir Meta në rrjetin social facebook. Ai shkruan: “Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.

Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri. Për Presidentin shqiptar, Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë”.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama pavarësisht se la kohë për tu përgjigjur të enjten në një fjalim për të gjithë shqiptarët, u shpreh se do të jetë gjithmonë në krah të atyre që çliruan Kosovën e burgosur në ferrin e Millosheviçit. ‘Qëkur kam marrë lajmin shprehet Rama për emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës përpiqem por nuk arrij dot të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time’- thotë Rama.

Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha shkroi në Tëitter: ‘Se kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA