Ilustruese

Një shtetas ka rënë nën pranga dhe një tjetër procedohet penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Specialistët e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prekurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin Xh. T., 26 vjeç, banues në Fushe Krujë, pasi në aksin rrugor Tepelenë – Krahës, shtetasi T. H. duke drejtuar automjetin tip “Renault Master”, (fugon) është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Xh. T.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Volkswagen” , shtetasi Xh. T. , pasagjeri, shtetasi R. K., të cilët janë transportuar me helikopter për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, Tiranë dhe shtetasi T. H., i cili ndodhet në spitalin rajonal “Omer Nishani”,Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA