Tottenham ngre kokë në Premier League dhe rikthehet te fitorja në kampionat që i mungonte që nga 16 shkurti kur mposhtte Aston Villan në Birmingham 3-2.

Në Tottenham Hotspur  Stadium të boshatisur por me efektet audio të tifozëve në sfond, skuadra e Jose Mourinhos fitoi ndaj West Hamit 2-0 dhe tani është 6 pikë larg zonës së Ligës së Kampioneve në klasifikim.

Megjithatë për londinezët nuk ishte aspak e lehtë të merrte këto 3 pikë edhe pse u përpoqën që të kishin kontrollin e lojës në dorë. pjesa e parë u mbyll 0-0, por në çastet e fundit skuadrës së Hotspurs sistemi VAR i anuloi një gol për pozicion jashtë lojë të futbollistëve të saj.

Tottenham këmbëngul edhe në pjesën e dytë për të zhbllokuar ndeshjen, por edhe West Ham fillon të gjallërohet teksa sulmon me Fornals, Antonio e Rice.

Duhet të vinte minuta e 64 kur Soucek shënon autogol në portën e West Ham duke i dhënë avantazhin Tottenhamit në 1-0. West Ham përpiqet të reagojë, por Tottenhami e kuptoi se duhet të mbyllte llogaritë e sfidës dhe këtë e bëri në minutën e 82 me Harry Kane që këtë radhë nuk gaboi pas pasimit të marrë nga Son duke shënuar golin e dytë dhe të fitores 2-0 të skuadrës së tij

 

Top Channel