Ditën e sotme pritej të jepej vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por seanca u shty për të premten.

Kështu të premten më datë 26 qershor ora 13:00, pritet të jepet vendimi përfundimtar për të.

Ndërkohë vendimi për Tahirin ishte parashikuar që të jepej në 11 qershor, ku ai paraqiti dhe një mbrojtje voluminoze prej 138 faqesh.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/24/keshtu-e-hane-te-gjithe-deklarata-e-saimir-tahirit-ne-hyrje-te-gjykates-video/

Vijon..

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA