“Të paqartë për rregullat që na janë vendosur”/ A do të nisë nesër Transporti Publik punën?

23/06/2020 20:47

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi sot për heqjen e kufizimit për transportin publik.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu më herët sot.

Por nga ana tjetër shoqatat e transportit publik janë në dyshim dhe të paqartë se si të nisin punën duke marrë parasysh rregullat që kërkohen.

“Ministrja duhet të bëj një përgënjeshtrim të vogël sepse hiqen të gjitha kufizimet në transportin publik nuk është e vertetë për sa kohë është një urdhër i ministres së infrastrukturës dhe energjisë mbi protokollin e sigurisë i cili ka kufizimet përkatëse për transportin publik. Dhe operatorët e transportit publik janë të paaftë që të përballojnë financiarisht kostot për respektimin e këtij protokolli, si kostot financiare ashtu edhe ato ligjore”, tha drejtuesi i kësaj shoqate për Top Channel sot.

Ndërkohë në një reagim të fundit, nga ministria e Energjitikës, duke konfirmuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, tha se transporti publik mund të fillojë menjëherë nesër nga puna, datë 24 qershor,  sipas protokolleve të miratuar:

“Ne po punojmë, në kontakt edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit, që duke filluar nga nesër, datë 24 qershor, të gjitha linjat e transportit, ato ndërqytetëse, të cilat i përkasin si fushë përgjegjësie Ministrisë së Infrastrukturës, por besoj të njëjtën gjë do bëjnë edhe bashkitë, të fillojnë dhe të operojnë. Është e vërtetë që pas disa muajsh të bllokuar dhe pa operime, impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë.

E kemi thënë që një nga vendimet, të cilat janë marrë është njohja e 100%, nga 43%që ishte deri para pak ditësh, e shpenzimeve për konsumin e naftës nga kompanitë e transportit të udhëtarëve publike. Ne gjithashtu kemi kërkuar dhe kemi dërguar pranë Ministrit të Rimëkëmbjes listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive,për të cilët ne si ministri kemi kërkuar që duhen mbështetur me pagën mbështetëse, që u është dhënë edhe bizneseve të tjera, apo edhe punonjësve të tjerë tëndërmarrjeve të ndryshme deri më sot.

Një nga pikat e tjera që kemi kërkuar është edhe mbështetja e pushtetit vendor në këtë paketë incentivimesh, që është përjashtimi nga taksat vjetore të pushtetit lokal deri në 31 dhjetor të 2020-ës”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA