‘Shpërthen’ sërish Covid-19/ Rreth 100.000 banorë mbyllen sërish në Gjermani

23/06/2020 16:03

Rrethi Gütersloh, me rreth 100.000 banorë, do të bllokohet pas një shpërthimi të virusit në një fabrikë të përpunimit të mishit

Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t’i nënshtrohet një bllokimi të rin deri në fund të qershorit pas një shpërthimi të Covid-19 në një fabrikë të përpunimit të mishit, njoftoi kryeministri i landit të Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet. Masat e rrepta janë një përpjekje për ta frenuar shpërthimin e ri të virusit, që e pati fillesën në një fabrikë të përpunimit të mishit të sipërmarrësit Tönnies.

“Rregullat e reja janë të krahasueshme me ato që pamë [në të gjithë vendin] në mars,” tha kryeministri i landit Armin Lasche. Ai shtoi se afro 100000 banorë të rrethit Gütersloh mund të testohen falas për virusin Corona.

Ky vendim është bllokimin i parë lokal pasi fillimit të lehtësimit të kufizimeve në maj. Laschet e përshkroi shpërthimin në Gütersloh si “shfaqja më e madhe e infeksionit” brenda Gjermanisë; më shumë se 1.500 punëtorë në fabrikën e përpunimit të mishit Tönnes kanë rezultuar të infektuar me virusin. Në Gütersloh do të anulohen aktivitetet kulturore dhe do të mbyllen sërish palestrat, kinematë dhe baret. 7.000 punëtorët e Tönnies do të shkojnë në karantinë në shtëpi.

Krahasuar me shtete të tjera, mbyllja për shkak të virusit në Gjermani i Gjermanisë ishte e butë. Njerëzve iu kërkua të qëndronin në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur, por ishin të lirë të dilnin jashtë sa herë të donin. Ishin të ndaluara takimet e më shumë se dy personave nga familje të ndryshme në publik, dhe nuk lejoheshin vizitat në shtëpi private.

Gjithashtu do të vendosen masa të reja në rrethin fqinj të Warendorf-it, por këto nuk duhet të zbatohen në të gjithë zonën. Sidoqoftë, po të mbetet i ulët numri i personave të infektuar jashtë stafit të thertoreve, së shpejti mund të ketë një kthim në normalitet. E mundshme është edhe një zgjatje e masave.

Wieler sheh disa shkaqe

Lidhur me shpërthimet e virusit në thertore, Presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler tha: “Ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka luajtur rol.” Kjo ka të bëjë me thertoren konkrete dhe me kushtet e jetesës së të punësuarve. “Kur jeton në një ambjent të ngushtë, ky është përgjithësisht një faktor që e lehtëson transmetimin e virusit”, tha eksperti. Temperatura gjithashtu mund të luajë një rol në thertore, pasi mishi në thertore duhet të ruhet i freskët. Për më tepër një faktor janë edhe aerosolet, pasi aerosolet mund të përhapen në thertore. Varet gjithashtu se sa afër qëndrojnë punonjësit në thertore kur punojnë./DW/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA