Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogert Manastirliu, ka lajmëruar hapjen e spitalit të dytë COVID, një strukturë mbështetëse brenda QSUT (spitali i ish-Kirurgjive) për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor.
“Me plotësimin e kapaciteteve të spitalit Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin actual dhe po përfundojmë rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital”, tha Manastirliu.
Duke deklaruar se janë marrë masat për mjetet e mbrojtjes personale, aparaturat mjekësore dhe terapitë e nevojshme medikamentoze për pacientët, Manastirliu shpjegoi hapat që do të ndërmerren nëse numri rritet akoma më tepër, sidomos sa I takon rasteve në terapi intensive.
“Paralelisht me hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT, nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të hapim spitalin COVID2, pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete, do të hapet spitali COVID4 në aksin Tiranë-Durrës, I cili do të administrohet nga QSUT”,tha Manastirliu.
Spitalet COVID3 dhe 4 janë parashikuar të jenë spitale karantinë, ku trajtohen kryesisht pacientë që gjendjen akute dhe janë në fazë rekuperimi.
Gjatë komunikimit me publikun, Ministrja e Shëndetësisë tha se sistemi shëndetësor do të vijojë të jetë në alert dhe se do të kërkohet me rigorozitet zbatimi I protokolleve të sigurisë.
“Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie dhe bazuar në ligjin për sëmundjet infektive do të vijojnë të jenë në fuqi të gjitha masat që kufizojnë përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë të angazhuara 24/7 në terren në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, tha Manastirliu.
Top Channel