Rama në Fushë Krujë për rindërtimin/ Nis puna për infrastrukturën e lagjes së re për 1.100 banorët

23/06/2020 15:29

Dy muaj me vonesë nga koha e premtuar, qeveria ka nisur punë për infrastrukturën ku do ndërtohet më pas lagje të re në pjesën veriore të Fushë Krujës për të akomoduar 1100 banorë të cilëve iu shembëm shtëpitë prej tërmetit të 26 Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama shkoi vetë në Fushë Krujë për të parë nisjen e punimeve fillimisht të infrastrukturës në sipërfaqen prej 103 mijë metra katrorë.

“Gjithçka që do tu ofrohet atyre që u prekën do të jetë shumë e shumë herë më cilësore dhe më dinjitoze nga ajo çfarë kishin”, shprehet Rama.

Në shumë dalje publike pas tërmetit kryeministri premtoi se pranvera e 2020 do ta gjente Shqipërinë në një kantier të madh rindërtimi por ky proces nuk po ndihet ende në të gjitha zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA