Është shpallur në kërkim një person dhe është arrestuar në flagrancë bashkëjetuesja e tij, për moskallëzim të krimit.
Shtetasi francez M.A., 58 vjeç, u shpall në kërkim sepse në banesën e tij në fshatin Ballaban, Këlcyrë, u gjet një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Këlcyrë.
Posedonte armë zjarri në banesë, shpallet në kërkim nga policia, arrestohet në flagrancë bashkëjetuesja për “Moskallëzim krimi”.
Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasen E. B., 38 vjeçe, banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë për veprën penale “”Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e bashkëjetuesit të saj, shtetasit francez M.A., 58 vjeç, sepse në banesën e tij në fshatin Ballaban, Këlcyrë, u gjet një armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
Top Channel