Reshje shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të premte
Pesë shtetas kanë rënë në pranga në Durrës për vepra penale të ndryshme.
Kështu, bëhet fjalë për:
E. G., 35 vjeç, banues në Borakë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Gjithashtu E. S., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.
Nga ana tjetër edhe A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Si dhe A. T., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. B., 60 vjeç, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Top Channel