Një 33-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi kryente vjedhje banesash. Mësohet se personi në fjalë kishte edhe precedent penalë të mëparshëm.
Po kështu janë zbardhur dhe dokumentuar edhe 5 raste të tjera të vjedhjeve në banesa (kryesisht televizorë, por jo vetëm), që dyshohet se janë kryer nga A. Ç., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas u kap në flagrancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit T. V. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 11.05.2020 ka vjedhur disa sende elektroshtëpiake në banesën e shtetasit Sh. M.
– Më datë 15.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. Gj., ku ka marrë një televizor.
-Më datë 30.05.2020 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D. H., ku ka marrë një televizor.
-Më datë 10.04.2020 ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit Sh. D.
-Më datë 12.04.2020 ka vjedhur dy televizorë në banesën e shtetasit D. D.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel