Integrimi, Cakaj me Roth e Dimitrov: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave

23/06/2020 18:41

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në diskutimin me temë: “Çfarë do të thotë hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, në një panel, në të cilin bënin pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe Ministri i Shtetit për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth.

Në fokus të diskutimit ishte jo vetëm rëndësia e patjetërsueshme e çeljes së negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, por edhe rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian.

“Fare thjesht: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave të brendshme dhe pa asnjë mëdyshje do të përparojë tutje drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian!”- theksoi Cakaj në një postim në Facebook lidhur me diskutimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA