Gjirokastër/ Agjencitë e transportit ndërqytetas në protestë: Situata po krijon hapësira për abuzuesit

23/06/2020 10:40

Pesë shoqëri të transportit ndërqytetas të udhëtarëve kanë protestuar sot në hyrje të qytetit të Gjirokastrës  për pezullimin disa mujor të transportit drejt rretheve të tjera të vendit.

Ata besojnë se kjo po favorizon konkurencën e pandershme.

“Privatët punojnë dhe ju marrin pasagjerëve 3-fishin dhe 4-fishin e biletës, 25 dhe 30 mijë lekë në një rrugë. Për zbatimin e masave do ta shohim kur të dalim në punë. Çmimi i biletave nuk do të lëvizë”

“ Duam të na caktojnë datën kur do dalim sa më shpejt se jemi drejt falimentimit”

“ Transporti publik ka qenë nga më të prekurit.  Ne nuk kemi dalë asnjë ditë dhe kemi paguar sigurime shoqërore, taksa, dmth i kemi paguar të gjitha nga xhepi ynë, kështu që po presim të fillojë sa më shpejt”

“ Ne jemi mbledhur këtu si shoqatë e bashkuar e transportit për ti thënë qeverisë se gjendja po rëndohet çdo ditë më shumë dhe këtu po përfitojnë të paligjshmit që edhe populli që duhet të lëvizë lart e poshtë për halle për spitale për studentët që kanë provime duke kaluar bileta në 50 dhe 70 mijë lekë qeveria duhet të marrë vendim që ne të fillojmë. Duhet të hapet transporti.”

“ E kuptuam pezullimin prej koronës por të gjithë jemi të rrënuar nga gjendja ekonomike se kemi hedhur lekë në investime, në mjete si unë si shumë shokë të mitë. “

Janë gati 100 autobusë që preken prej pezullimit të qarkullimit dhe në thelb të protestës duket se qëndron kërkesa për një datë të rifillimit të transportit. Sipas tyre janë gati 500 familje që preken prej këtij pezullimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA