Lorenc Trashi nuk është më futbollist i Partizanit. klubi kryeqytetas në një komunikatë për shtyp bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje mes futbollistit dhe skuadrës së Al Kadsia Sporting Klab të Kuvajtit.
Megjithatë Trashi nuk do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së tij të re për shkak të kufizimeve nga Covid-19. në momentin që këto masa kufizuese do të hiqen Trashi do të udhëtojë drejt Kuvajtit ku do të bashkohet me Al Kadsia me të cilën do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare, pasi më parë të ketë kryer edhe vizitat mjekësore.
Me skuadrën e Partizanit, Trashi fitoi titullin kampion sezonin e kaluar, si dhe Superkupën e Shqipërisë. Me largimin e Trashit, Partizani humbet një prej elementëve më të rëndësishëm të tij.
Klubi kryeqytetas e falënderoi Trashin për kontributin e dhënë prej tij në 6 sezonet e qëndrimit te Partizani dhe i uron më të mirën për aventurën e tij të re.
I gjithë operacioni do të kushtojë 1.5 milion dollarë ku Partizani do të marrë 250 mijë dollar ndërsa Trashi 1.25 milionë dollar për 5 vite.
Paga e futbollistit në vit do të jetë 250 mijë dollarë.
Top Channel