Rritja e numrit të infektimeve me Covid-19, policia: Masa për cilindo që shkel këtë rregull…

22/06/2020 15:10

TIRANË- Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi COVID-19, policia e Tiranës ka apeluar qytetarët që të respektojnë me rigorozitet të protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Këshillat e dhëna nga Policia:

? Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive!

? Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat!

? Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19!

? Kushdo që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

Të nderuar qytetarë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ju falënderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, për ta kaluar së bashku këtë situatë të vështirë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA