Presidenti Vladimir Putin tha dje në një intervistë televizive se republikat që kanë qenë pjesë e BRSS “kanë marrë me vete dhurata nga populli rus” gjatë shpërbëries së Bashkimit Sovietik.
Putin tha se traktati i Unionit parashikonte të drejtën e tyre për t’u larguar por procedura nuk ishte e rregulluar qartë.
Putin nuk specifikoi se çfarë dhuratash kishin marrë ato por sipas bisedave të mëparshme është fjala për pjesë territori.
Më tej ai shtoi se do të kandidojë përsëri për president nëse kryhen amendamentet përkatëse të kushtetutës.
“Unë e di nga eksperienca ime e punës në nivele të ndryshme të qeverisë. Do të nis të kërkoj për pasues të mundshëm”, tha ai.
Më herët gjatë intervistës, Putin dënoi presidentin ukrainas Zelensky për komentet mbi Luftën e Dytë Botërore dhe paralajmëroi se kjo mund të prishë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë Dmitry Peskov ka thënë më parë në të përditshmen ‘Moskovskij Komsomolets’ se Rusia nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje.
Top Channel