Stina e verës është dhe koha e merkatos së futbollistëve.
Pas fjalëve se sulmuesi i Tiranës, Majkell Ngoo, do te largohet nga ekipi, vete klubi dhe menaxheri i tij sqarojnë gjithçka.
Menxheri i tij Mario Cenolli ndodhet ne Shqipëri këtë periudhë dhe foli për Top Channel në lidhje me te ardhmen e futbollistit.
“Kontrata e Michael zgjat deri ne përfundim te superligës pastaj do ulemi te bisedojmë ke drejtuesit e Tiranës për ndonjë rinovim, mbase. Michael po themi qe ka qenë mirë ne këto 2 vite e gjysmë gati 3 dhe mbase dhe për te ka ardhur momenti qe te shikojë per nje kampionat pak me te fortë dhe te testoj veten me nje ligë pak me te fortë sesa kjo ne Shqipëri”.
Shpesh futbolli shqiptar shoqërohet me fjalë dhe thashetheme se futbollistet nuk janë paguar nga klubi ku luajnë, po Ngoo a është paguar rregullisht tek Tirana?
“No comment. Nuk preferoj ti pergjigjem këtyre pyetjeve, këtë pyetje duhet t’ja bëni më mirë drejtuesve te Tiranës dhe jo mua”.
Ne fund menaxheri foli për kampionatin shqiptar dhe vështirësitë qe profesioni i tij duhet te përballojë ne këtë moment post covid ku merkato do te ketë vështirësi te medha dhe ne botën e futbollit.
Top Channel