
Reali i Madridit e përmbushi misionin e tij dhe e shfrytëzoi ndalesën e Barcelonës në Sevilla për të rimarrë kryesimin e La Liga me pikë të barabarta me katalanasit, por me rezultate më të mira në ndeshjet direkte me ta.
Në Anoeta, skuadra e Zinedine Zidane mori një fitore të vuajtur dhe me shumë polemika ndaj Real Sociedad me rezultatin 2-1.
Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës, pas 45 minutat e para që u mbyllën me barazimin 0-0. në minutën e 50, Vinicius fitoi një 11 metërsh pas një kontakti me Llorente me Sergio Ramos që u tregua i saktë nga pika e bardhë, me kapitenin që më pas u detyrua të braktisë fushën e lojës për shkak dëmtimi. por Real Sociedad nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin në 1-1 me Januzaj, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë lojë të Merinos një vendim ky që solli pakënaqësi te skuadra baske, futbollistët e së cilës u tërbuan akoma më shumë pak caste më vonë kur Benzema shënoi golin e dytë.
Francezi mori një pasim nga Valverde për të shënuar golin e dytë, me skuadrën e Sociedad që pretendoi për një prekje të topit me dorë, por sistemi VAR e konfirmoi golin e Realit të Madridit që e coi rezultatin 2-0. Kur kishin mbetur 7 minuta nga fundi i ndeshjes Merino shkurtoi rezultatin në 2-1 dhe në castet e fundit mund të kishte barazuar rezultatin me një goditje me kokë, por rezultati nuk ndryshoi më me Realin e Madridit që mori vendin e parë në La Liga.
Top Channel