Kosovë/ Sulmohet nga protestuesit eskorta e Burgut të Sigurisë së Lartë

22/06/2020 15:19

PRISHTINË – Sot, rreth orës 13:50 në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar makina e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve e Burgut të Sigurisë së Lartë.

I burgosuri që ishte duke u bartur për në burgun e Sigurisë së Lartë është i akuzuari për krime lufte, Darko Tasiq i cili është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren.

Stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në Stacionin Policor pa ndonjë lëndim, ndërsa makina e NJPB-së ka pësuar disa  dëmtime.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA