Kikia në Open: Politikanët tanë qëndrojnë deri pas mesnate jo për të realizuar një reformë, po për të kapur afatin

22/06/2020 21:37

Analisti Mentor Kikia tha në Open se politikanët qëndrojnë deri pas mesnate jo për të realizuar një reformë po për të kapur afatin, dhe kjo sipas tij nuk zgjidh asgjë.

“Reforma zgjedhore është një paketë ligjesh që korrigjon disa probleme që kemi në realitet, ne nuk prodhojmë dot një pushtet që del nga vota.

Politikanët tanë qëndrojnë deri pas mesnate jo për të realizuar një reformë po për të kapur afatin. Duhet kuptuar se Reforma nuk na na duhet si kusht për negociatat por na duhet për të rregulluar sistemin, për të rregulluar realisht problemet”, tha Kikia.

Ndërkohë Neritan Sejamini tha se : Ne presim që problemet të na i zgjidhin të huajt. Prsh reforma zgjedhore duhet të ishte bërë që në 2017 që për 3 vjet nuk bënë asgjë, derisa erdhën të huajt.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/22/15-kushtet-diskutimi-ne-open-problem-nese-do-mbeten-te-realizueshme-vetem-ne-leter/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA