“Asnjë polic nuk u plagos”, Berisha për efektivët: U vetëlënduan nga gazi lotsjellës i tyre, përgëzoj protestuesit që e kapën dhe ua hodhën pas 25/01 12:43
Në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian po zhvillohet një seancë e posaçme dëgjimore për situatën në Shqipëri.
Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos në fjalën saj theksoi nevojën për vazhdimin e reformave që janë ngadalësuar si pasojë e pandemisë së Covid 19.
“Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”,- tha ajo.
Top Channel