Interi i imponohet Sampdorias në ndeshjen e fundit të shtyrë për shkak të pandemisë coronavirus në Serie A.
Skuadra e Antonio Contes u kthye në San Siro pas 105 ditësh për të fituar sfidën me xhenovezët me rezultatin 2-1 duke e shkurtuar diferencën me Juventusin kryesues në 6 pikë. Pjesa e parë u dominua totalisht nga Interi që e mori avantazhin që në minutën e 10 të sfidës me Romelu Lukaku, i cili festoi këtë gol duke i bërë homazh George Floyd teksa mbështeti një gju në tokë e ngriti grushtin lart.
Pas 23 minutashi erdhi radha Lautaro martinez të lërë gjurmën e tij në këtë sfidë për të shënuar golin e dytë për Interin dhe duke bërë që ai dhe Lukaku së bashkju të cojnë në 30 numrin e golave sezonalë. Në pjesën e dytë u pa një ulje e ritmit nga ana e Interit, ndërkohë që Sampdoria filloi përpjekjet për të bërë dicka më shumë dhe në minutën e 53 e reduktoi në 2-1 rezultatin e ndeshjes pas golit të Thorsby. Gjithsesi pas këtij goli gjërat nuk ndryshuan më dhe Interi arriti të administrojë këtë avantazh deri në fundin e ndeshjes duke marrë edhe 3 pikët e saj.
Top Channel