25/11 07:31
Pasagjeri i një treni në Spanjë, është parë duke u tërhequr zvarrë nga rojet e sigurisë, pasi nuk kishte vendosur maskën në fytyrë. Pamjet tronditëse të cilat u xhiruan në stacionin hekurudhor “La Sergrera” në Barcelonë, tregojnë një burrë të përfshirë në një konflikt me dy roje sigurie.
Në fotot e mëposhtme, dy rojet e sigurisë shihen duke u përleshur me pasagjerin, e tërheqin zvarrë e si pasojë koka i përplaset në dysheme.
Ndërkohë raportohet se një incident i ngjashëm është shënuar dhe në një stacion treni pranë Madridit.
Top Channel