Zjarri që ra paraditen e sotme në një kabinë elektrike ka alarmuar banorët e një pallati në qytetin e Durrësit.

Situata e krijuar në një nga pallatet e lagjes numër 5 të qytetit angazhoi jo vetëm forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit, po dhe ato të policisë që kanë ndihmuar disa nga banorët të largohen nga apartamentet e tyre.

Reja e tymit e shkaktuar nga zjarri ka depërtuar nëpër të gjitha apartamentet duke krijuar dhe probleme me frymëmarrjen, veçanërisht te banorët në moshën e tretë. Sipas burimeve, dyshohet se zjarri në kabinën elektrike është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Për fat, përveç kabinës së dëmtuar, nuk ka pasur dëme në njerëz apo apartamentet e banimit.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA