DURRËS- 61 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë janë vënë nga policia e Durrësit.
Ndërkohë policia njofton se kontrollet do të vijojnë. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ushtruar kontrolluar dhe këshilluar subjekte të ndryshme në lidhje me masat që duhet të respektohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Durrës, për respektimin e protokolleve të sigurisë, të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ushtruar kontrolluar dhe këshilluar subjekte të ndryshme në lidhje me masat që duhet të respektohen, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë përqendruar kontrollet për ruajtjen e distancës fizike, kryesisht në ato automjete që transportojnë punëtorët e fasonerive, por edhe në automjetet private apo të institucioneve në tërësi.
Gjatë kontrolleve janë vendosur 61 masa administrative për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.
Top Channel