Furra buke, parukeri, taksi, restorante, supermarkete apo dhe banka nuk i kanë shpëtuar gjobave të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për mosrespektim të masave antiCovid, sidomos në këtë kthim të dytë të numrit të rritur të të prekurve nga koronavirus.

Kreu i inspektoriatit thotë se kemi ashpërsuar kontrollet dhe askush nuk mund të tolerohet pasi rrezikon si punonjësit, ashtu dhe klientët në rastet e bareve apo subjekteve të tjera që ofrojnë shërbim.

Por përveç gjobave që variojnë nga 100 deri 700 mije lekë të reja, shumë subjekte janë mbyllur, përfshirë edhe dy institucione publike.

Ndonëse ka një tendencë të administratave të subjekteve për t’u bërë presion punonjësve të tyre të mos tregojnë kur rezultojnë të prekur me Covid-19 apo dhe familjarëve të tyre është Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me operatorin e kujdesit shëndetësor që njoftojnë menjëherë inspektoriatin për mbyllje të aktiviteteve, të plotë apo te pjesshëm sipas rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA