Teatri zhvendoset në natyrë/ Në Korçë nisin provat për komedinë e Çajupit “pas vdekjes”

21/06/2020 20:48

Skenat e teatrove këte kohë janë të zbrazëta pa artistë dhe artdashës por në Korçë kanë nisur provat për shfaqjen e parë në natyrë.

Komedia Pas Vdekjes nga Çajupi dhe me regji të Hervin Culit ka bërë bashkë artistët për një shfaqje që do të ketë një skenë ndryshe, që nuk do të jetë në sallë por në natyrë në një ambjent që mundëson distancimin por edhe që sjell një eksperience ndryshe.

I ngjashëm me një muzikal të ndërthurur me nota poetike kjo shfaqje teatrale do të jetë një prej risive artistike të kësaj vere në Korçë ndërsa shumë aktivitete artistike e kulturore do të ndjekin të njëjtin model.

Top Channel