Në studion e emisionit “E Diell” ishte e ftuar këngëtarja Marjona Metohu.
E pyetur nga gazetari Ervin Kurti, se përse të tjerët mendojnë se është mendjemadhe, duke specifikuar se më së shumti këtë ide për këngëtaren e kanë meshkujt, Marjona tha se kështu është me të panjohurit dhe nis e tregon një histori.
Një ndjekës në rrjete sociale i kishte shkruar, “je shumë e shëmtuar”.
Në fillim këngëtarja tha se nuk reagoi dhe më pas ka reaguar duke i thënë se, “këtë negativitet mos e shpreh kaq hapur”. Ndërkohë reagimi i tij ishte thjesht epik “të shkruajta në këtë formë sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për të më kthyer përgjigje”.
Ndërkaq, Marjona na emocionoi me zërin e saj të ëmbël, për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:
Top Channel