18/11 07:12
Antoneta dhe Andueli, ishin kryefjala e rubrikës “PërPuthen” në “E Diell”.
Duke qenë se ata kërcyen një vallëzim romantik javën që shkoi, pritshmëritë e takimit të kësaj javë mes tyre ishin tepër të mëdha. Megjithatë ajo vijoi qetë dhe brenda kuadrit shoqëror.
Publiku pa një Anduel që gjatë gjithë kohës tregonte në forma të ndryshme dashurinë ndaj Antonetës. Ndërsa nga krahu tjetër ishte një Antonetë me këmbë në këmbë dhe duke mos treguar nxitim.
Pas takimit, Andueli u shpreh se ka rënë në dashuri me Antonetën. Ndërsa kjo e fundit u shpreh se e shikon si të pabesueshme këtë gjë, prandaj dëshiron ende të presë dhe të vendosë për vazhdimësinë…
Top Channel