Këtë të shtunë, regjisori Drilon Hoxha ka qenë i ftuar në Pop Culture. Fillimisht intervista me Kildën është zhvilluar me mjaft sportivitet dhe humor, por nuk shkoi kështu deri në fund.

Kilda ka ngacmuar Drilonin duke thënë se ka dëgjuar që njerëzve që merr në film nuk i paguan por ju merr lekë, si qëndron e vërteta?, por kjo gjë ka acaruar regjisorin, i cili është kthyer mjaft serioz dhe ka thënë:

“C’është kjo pyetje që bën, fike kamerën. Ne nuk e lamë kështu, se ti je dhe gazetare nuk e di si të mbajnë të topit në punë, hiqe fare.

Të thash në fillim mos më ngacmo”- ka thënë Driloni i nervozuar.

Teksa gazetarja e ka ndjekur për të përfunduar intervistën dhe për të qetësuar situatën, ajo ka rënë në pishinë.

Kaq mjaftoi që situata dhe tensioni mes tyre të qetësohej, Driloni ka sqaruar se ai nuk vendos gjoba si kumbari por të gjithë janë miqtë e tij që kanë dëshirë ta ndihmojnë.

Për më tepër ndiqni videon më poshtë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA