Shkrimtari best-seller, Carlos Ruiz Zafon, i përshkruar shpeshherë si autori më I lexuar spanjoll që prej kohës së Migel Servantesit, u shua në moshën 55 vjecare duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e letrave.
Zafon ishte diagnostikuar me kancer në zorrë në vitin 2018. “ Ne humbëm njërin prej shkrimtarëve spanjollë më të lexuar dhe më të admiruar në mbarë globin. Carlos Ruiz Zafón, një novelist kyç i epokës sonë, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për letërsinë moderne”, shkroi në Twitter kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Autor I tetë romaneve që përfshijnë Lojën e Engjëllit dhe Labirintin e Shpirtrave, librat e Ruiz Zafon u shitën anembanë botës në më shumë se 38 milionë kopje, u përkthyen në 40 gjuhë të ndryshme e I sollën çmime të panumërta. Edhe pse të gjithë librat më të suksesshëm të tij botuan në shekullin 21 duke nisur me “ Hija e erës” , i pari i “kuartetit” në të cilin mbështetet reputacioni i tij që u shfaq në spanjisht në 2001, dhe në anglisht tre vjet më vonë, në zemër, shkrimtari katalanas përshkruhet si një romancier i shekullit XIX, por i influencuar edhe nga vetë Servantesi.
Top Channel