15/01 07:15
Këtë të shtunë, Adrola Dushi ka qenë e ftuar në Pop Culture në Top Channel.
Gjatë intervistës me autoren dhe moderatoren Dojna Mema, Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin e saj nga partneri, madje ende sot e kanë të vështire.
Por Dojna e ka pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin Adrolën të veshur me fustanin e bardhë, duke qenë se kjo është dëshira e çdo prindi.
“Nuk di ca të them, të betohem!Më ka thënë babi: edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë, domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”- ka thënë Adrola duke qeshur.
Top Channel