Aktori i personazhit Bilbo Baggins në ‘Lord of the Rings’ ndërron jetë

20/06/2020 20:37

Ian Holm, aktori i shumëvlerësuar britanik me një karriere të gjatë kinematografike që përfshin dhe portretizimin e Bilbo Baggins tek trilogjia “Zoti I unazave”, nderroi jetë në moshën 88 vjecare.

Holm u shua në paqe në spital, I rrethuar nga të afërmit e tij tha agjenti I vet Alex Irwin, I cili shtoi se aktori vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Një yll I skenës dhe I ekranit, Holm fitoi një Tony Award në 1967-tën për interpretimin e rolit të Lenny-it në njërën prej kryeveprave të Harold Pinterit, “Kthimi në shtëpi”.

Një figurë e rëndësishme e Royal Shakespeare Company, ai ka marrë gjithashtu dhe një cmim Laurence Olivier për performancën tek “Mbreti Lir” në 1998, ka marrë një cmim të Akademisë britanike të filmit, një nominim për Oskar e lista vazhdon. Holm është shfaqur gjithashtu edhe tek “ Elementi I pestë” e “Cmenduria e mbretit George”. Pikërisht për karrierën e tij iu dha dhe titulli I kalorësit. “ I zgjuar, I sjellshëm e tmrrësisht I talentuar, Holm do të na mungojë jashtëzakonisht shumë”, tha Irwin në deklaratën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA