Saida Dollanit i bie shorti pas shkarkimit të gjyqtares së Tahirit, por jep dorëheqjen/ Pritet që shorti të hidhet sërish

19/06/2020 12:04

Disa ditë para vendimit për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, trupa gjyqësore mbetet e paplotë dhe vetëm me dy anëtare, pasi njëra prej tyre Nure Dreni u shkarkua nga vettingu.

Ndërkohë është hedhur shorti për të zëvendësuar Nure Drenin dhe shorti i ra Saida Dollanit.

Por burime të Top Channel thonë se pas hedhjes së shortit gjyqtarja e Posaçme e Apelit ka paraqitur dorëheqjen, pasi është konsmuar në një çështje paraprake në dosje.

Tashmë pritet që shorti të hidhet sërish.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/17/shkarkohet-gjyqtarja-e-tahirit-trupa-mbetet-e-paplote-nje-jave-para-shpalljes-se-vendimit-per-ish-ministrin-e-brendshem/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA