29/11 23:02
Të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin Glend dhe Sonila Tafaj. E pyetur nga Bieta se si është njohur me Glendin, Sonila u përgjigj se janë njohur 13 vite më parë nga një shoqe e përbashkët.
Ata sot janë bashkë dhe prindër të një djali, por Sonila rrëfen se Glendi nuk ishte tipi i mashkullit që ajo preferonte. Kjo lidhet dhe me faktin se ai atëherë ishte futbollist me Tiranën dhe sipas saj futbollistët nuk ishin të qëndrueshëm në një marrëdhënie.
Ndërsa Glendi u shpreh se Sonila mendonte se ai ishte futbollist që merrte 5 milionë euro në muaj dhe ndoshta nuk ishte një tip i qëndrueshëm. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel