“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19!”, kështu shkruan në twitter kryeministri Rama, ndërsa bën me dije se dy vëllezërit janë pozitivë me covid-19.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, është mesazhi i tij i plotë.

Vëllezërit përfaqësues të njohur artit dhe kinematografisë shqiptare pas shembjes së Teatrit Kombëtar, së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ndërmorën protesta disa ditore në Tiranë.

Më pas nisi dhe aksioni nëpër rrethet e Shqipërisë me qëllimin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA