Pasi publikoi dje në Kuvend disa pamje të kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, ku sipas tij dukej edhe autori pa kapele, SPAK ka thirrur deputetin e opozitës Halit Valteri.

Valteri mëson Top Channel ka mbërritur pak më parë në SPAK për të dorëzuar videot në fjalë.

“Ky me kapele gjendet, ky pa kapele nuk gjendet, nuk e gjeni sot se e keni karamelen në fyt, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes. Nëse do keni vullnet për ta zbuluar bëjeni dhe jepini qetësinë atyre prindërve, nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve. Me vjen keq tua them, po më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më. Se fole për shifrat e drogës, dhe kanë kapur më pak, kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën, e ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndoshta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për tu përfshirë me këta maskarenjtë, po të përdornin, po bëjnë gjëra pas kurrizit, po fshehin vrasjen”- tha Valteri dje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA