11/01 07:43
Të ftuar në “Fesë në 5” me Bieta Sulon, ishin Glendi Tafaj, bashkëshortja e tij Sonila dhe i biri Maten.
Pikërisht ky i fundit ka fituar një vëmendje botërore këto kohë, kjo pasi ish-legjenda e portës së Real Madrid dhe Spanjës, Iker Casillas, ripostoi një video ku shihej vogëlushi në rolin e një portieri.
Reflekset tek Maten duket se janë trashëguar nga i ati, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Tiranën. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel