Gjykata Kushtetuese/ Çfarë pret Meta nga “Venecia”? Presidenti: Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e tyre pasi…

19/06/2020 13:15

Ndërkohë që ka nisur seanca në komisionin e Venecias për të miratuar dhe opinionin përfundimtar për Gjykatën Kushtetuese, presidenti Meta u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për pritshmëritë që ai ka.

“Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e tyre për aktet e mia sepse ka respektuar gjithmonë Kushtetutën.

Dhe ju e dini që ajo është bërë sipas rekomandimeve të saj. Kam qenë shumë i ndërgjegjshëm për çfarë kam bërë, Shpresoj që Venecia të ruajë integritetin”, tha Meta.

Kujtojmë se drafti i “Venecias” u zbulua më herët, ku thuhej se: “Komisioni i Venecias rithekson nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve shtetërore. Mandati dhe kompetencat e institucioneve shtetërore duhet të jenë të respektuar në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre legjitime institucionale. Kultura demokratike dhe pjekuria kërkojnë kufizim institucional, besim të mirë dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet institucioneve shtetërore“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA