Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor Kina ka akuzuar dy kanadezë për spiunazh, më shumë se 18 muaj pas arrestimit të tyre. Michael Kovrig, një ish diplomat, dhe Michael Spavor, një biznesmen, u arrestuan në kinë në dhjetor 2018.
Arrestimi i tyre erdhi pak ditë pasi Meng Wanzhou, një ekzekutive e gjigandit kinez Huawei, u arrestua në Vankuver me kërkesë të SHBA. Kanadaja e quajtu arrestimin arbitrar, por kina mohon që ai të ketë qenë hakmarrje për burgosjen e meng. Të dy kanadezët akuzohen për spiunazh të sekreteve kombëtare dhe dhënie informacionesh sekrete entiteteve të huaja. Sistemi gjyqësor i kinës është i kontrolluar tërësisht nga partia komuniste dhe ka një shkallë dënimi prej thuajse 100 për qindësh pasi akuzat zyrtarizohen.
Meng Wanzhou, shefja financiare e huawei dhe vajza e themeluesit të kompanisë, u arrestua më 1 dhjetor 2018 në Vankuver. Arrestimi i saj u kërkua nga SHBA, që e akuzon se ka shkalur sanksionet mbi Iranin. Ajo vazhdon të kundërshtojë ekstradimin në SHBA. Më 10 dhjetor ndërkohë, në kinë u arrestuan dy shtetasit kanadezë. Në shtator, kryeministri kanadez Justin Trudeau akuzoi kinën se po përdorte arrestimet arbitrare si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Top Channel