“50 mijë euro ose do të vrasim vëllanë”/ Si 4 kosovarë rrëmbyen dhe mbajtën lidhur shtetasin turk për 5 ditë me radhë

19/06/2020 14:38

4 shtetas nga Kosova po gjykohen pasi rrëmbyen , mbajtën peng, lidhën e keqtrajtuan një shtetas turk në Prizren.

Për 5 ditë ata përdorën dhunë, dhe nën kërcënimin e armës e mbajtën peng, ndërsa i kërkuan vëllait të viktimës 50 mijë euro për lirimin e tij.

“Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllau i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e kërkuara në këmbim të lirimit të do ta vrasin vëllaun R.H” thuhet në njoftimin nga autoritetet kosovare.

Njoftimi

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.M., Y.M., L.B. dhe B.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2 dhe 2.3, lidhur me paragrafin 1, e në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit: A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17.09.2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e rrëmbejnë të dëmtuarin R.A. shtetas i Republikës së Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari A.M. së bashku me të akuzuarin Y.M. bëjnë organizimin e rrëmbimit të R.A. ashtu që të dëmtuarin i akuzuari A.M. e merr me veturë, e shoqëron në parkun e qytetit të Prizrenit duke vepruar sipas planifikimit dhe e rrëmbejnë.

Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllau i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e këruara në këmbim të lirimit të do ta vrasin vëllaun R.H.

I dëmtuari R.H. është mbajtur i lidhur deri më 21.09.2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje të pandehurit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” sipas KPRK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA