Në seancën plenarë në Kuvendin e Shqipërisë deputeti Halit Valteri u shpreh se qeveria ka dështuar në realizimin e shtetit dhe se ka nderuar kriminelët.
“Çfarë të bëj një polic me barkun bosh, me 400 mijë lekë të vjetra rrogë. Çdo ditë ka një vrasje, ka një rrëmbim, ka një kanosje. Këtu dëgjojmë vetëm pallavra. Sot shqiptarët janë të bindur që flaka dhe tymi mund të mos jetë dukur ende por shumë shpejt do të jenë në duart tona.
Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me “Rilindjen”. A ju kujtohet Lezha, duke e lënë në pa përfaqësim në atë Parlament.
Po të shohësh hajdutët e pronave të Lezhës janë të lidhur me pushtetin, por si ka mundësi që njerëzit atje votuan një kryeministër të tillë. Lidhja me krimin është vetmja përgjigje, sepse krimi frikëson. Ju u intereson vetëm karrigia. Askush nuk i ka nderuar kriminelët si kjo qeveri. Drejtësia në ne këtu kemi votuar e ka humbur shpresën”, deklaroi ai.
Top Channel