Opozita jashtëparlamentare i dërgoi mazhorancës një propozim të ri për riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke terhequr nga nga propozimi i parë, i cili parashikonte nje procedurë ekstraparlamentare për përzgjedhjen e trupës se re zgjedhore.
Ne propozimin e parë PD dhe LSI kërkonin që Avokati i Popullit të ishte institucioni përgjegjës për selektimin fillestar të kandidaturave për trupën e re të KQZ, por pas refuzimit të socialistëve ata ia kaluan procedurën sërish Kuvendit, i cili duhet të bëjë vlerësimin e parë të kandidaturave.
Në propopozin e ri parashikohet sërish ngritja e nje Komisoni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidaturave me përbërje 3 anëtar nga mazhoranca dhe dy nga opozita sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit te pergjithshme, duke lënë sërish jashtë loje deputetët e opozitës parlamentare.
Opozita jashteparlamentare ka parashikuar edhe nje mekanizëm zhbllokues per votimin ne Parlament. Në rast se lista nuk miratohet ne bllok me 84 vota pro, ajo rikthehet ne komisionin Ad Hoc, i cili duhet ti degoje një listë të dytë brenda 10 ditëve Parlamentit, I cili duhet ta rrezoje me 84 vota kundër listën. Në rast se lista nuk rrëzohet, atehere 12 kandidatët konsiderohen të zgjedhur dhe vendimi botohet ne fletore zyrtare.
Komisioneri dhe Zëvendëskomisioneri qendrojne ne detyre 4 vite, ndërsa anëtarët e Komisionit te Nkesace dhe Sanksioneve dhe atij rregullator 6 vite me të drejtë ripërtëritje vetëm një herë. Vendimet konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 4 anëtarë.
Top Channel