Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar shkurtimisht në kuvend shkarkimin si gjyqtare nga KPK të mamasë së saj Fatmira Hajdari.
“Kjo e sotmja ishte një përgjigje për ata që thonë se ndenja këtu për të mbrojtur time më me sot e morën përgjigjen, dhe nëse e them këtë për time më e them për çdo njeri tjetër, Kjo shkon përtej familjes sime. Unë e mbështes reformën në drejtësi”, tha ajo.
Kujtojmë se sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdarin. Në përfundim të seancës, Hajdari tha se ishte vendim i pritshëm, e ndërsa avokati Maks Haxhia tha se “do ta apelojnë vendimin”.
“Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë”, tha avokati i saj.
Top Channel